Konteksti
Ripozicionimi i planifikimit familjar për të reduktuar nevojat e paplotësuara të kontracepsionit modern dhe ngritja e të drejtave të shëndetit riprodhues për çiftet dhe individët, janë fusha të rëndësishme të punës së UNFPA-së në rajon, të cilat mbështesin edhe përkushtimin për planifikimin familjar 2020.
ViC ka për qëllim të mbështesë vendet për të ndërtuar kapacitete institucionale në fushën e planifikimit familjar të bazuar në të drejta, dhe si përgjigje të drejtpërdrejta ndaj rekomandimeve të bëra në vitin 2012 në UNFPA EECARO dhe IPPF-EN në takimin e nivelit të lartë për të "ndërtuar kapacitetet e personelit shëndetësor (nëpërmjet pre dhe post edukimit të lartë, për shembull nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne, siç janë modulet e të mësuarit në largësi)"
Pikëpamja e përgjithshme
ViC është i përpiluar për të ofruar të mësuarit në largësi, si pjesë plotesuese për kurset e drejtpërdrejta të planifikimit familjar dhe ofron fleksibilitet dhe përparësi si një mjedis i të mësuarit në internet.
ViC përdor informacione teknike të bazuara në dëshmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) nga udhëzuesit themelorë të planifikimit familjar (Planifikimi Familjar: Manual i përgjithshëm për personelin shëndetësor, Kriteret e OBSh-së për pranueshmëri mjekësore për përdorimin e kontraceptivëve, dhe Rekomandimet e përzgjedhura praktike për përdorimin e kontraceptivëve), Paketa e burimeve të Trajnimit për Planifikimin familjar, të përpiluara nga USAID, OBSh dhe UNFPA, si dhe burime të tjera të bazuara në të dhëna studimore.
Personat e synuar
ViC ka për synim personelin shëndetësor për planifikimin familjar (mjekët e kujdesit primar, obstetrit dhe gjinekologët) që menaxhojnë klientët e planifikimit familjar. Mund të përdoret dhe nga specializantët dhe studentët e mjekësisë për trajnim në planifikimin familjar.
Gjuha
ViC është përpiluar në gjuhën Angleze dhe është duke u përkthyer në gjuhët e përzgjedhura, në partneritet me institucionet kyçe dhe ekspertët e planifikimit familjar në Evropën Lindore dhe Azi Qendrore, për të zgjeruar mbulimin dhe për të rritur pronësinë.
Kriteret teknike
Kurset e ViC janë të përpiluara për të funksionuar në secilin program për shfrytëzim të internetit. Kriteret minimale të sistemit për qasje online të kurseve të ViC përfshijnë:
Sistemet: Kompjuter në gjendje për të përballuar një nga këto sisteme operative:
Lidhje interneti
Programet për shfrytëzimin e internetit. Versionet e fundit të programeve për shfrytëzim të internetit, me JavaScript të aktivizuar:
Plug-ins
Ndihmo në përmirësimin e ViC
Na ndihmoni në përmirësimin e ViC duke dërguar sugjerimet tuaja rreth përmbajtjes, gjuhëve, përkthimeve dhe dizajnit. Ju lutem dërgoni komentet tuaja në vic.improve@eeirh.org